Një ndjekje policore në SHBA përfundoi ndryshe nga zakonisht.

Një makinë Corvette që dyshohet se është vjedhur, e drejtuar nga një grua me emrin Sarah, nuk iu bind urdhrave për të ndaluar dhe u arratis me shpejtësi mbi 190 km/h.


Oficeri Zachary Paschal e ndoqi me kujdes, duke i bërë thirrje me emër që të ndalej.

Dhe pasi ajo nuk u ndal, ai përdori një “manovër të butë” për ta nxjerrë nga rruga pa dëmtuar rëndë veturën.

Shoferja u arrestua dhe tani përballet me disa akuza penale. /Telegrafi/