Në një pjesë periferike në Essex të Anglisë, janë parë dy policë duke fjetur derisa qëndronin në veturën e tyre të parkuar.

Nuk bëhet i ditur identiteti i zyrtarëve, të cilët po flinin gjatë orarit të tyre të punës, transmeton Telegrafi.


Policët ndalojnë në skaj të rrugës dhe flenë gjatë orarit të punës foto 2

Në fotografinë e pakonfirmuar, shihet njëri polic duke dremitur para timonit, derisa tjetri e kishte shtrirë ulësen për ta pasur më komod.

Për pamjet e publikuara në rrjete sociale, pritet të japin deklaratë zyrtarët e sigurisë në Wiltshire, lidhur me policët që flinin në kohën kur duhej të patrullonin. /Telegrafi/