LAJMI I FUNDIT:

Policët i blenë veturë, ecte pesë orë që të shkonte dhe kthehej nga puna (Foto)

Policët i blenë veturë, ecte pesë orë që të shkonte dhe kthehej nga puna (Foto)

Jourdan Duncan nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, që ecte në këmbë për pesë orë që të shkonte dhe të kthehej nga puna, është ndihmuar nga një departament policorë me një veturë.

Adoleshenti 18-vjeçarë ka qenë duke u kthyer për në shtëpi, kur është ndaluar nga një patrullë, që e kanë ftuar brenda në veturë, për të mos e lënë vetëm nëpër trafikun e ngjeshur, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, ata kanë menduar se i është dëmtuar makina dhe po kthehej në këmbë, por më vonë kanë kuptuar se nuk ka asnjë mjet transporti.


Duncan me biçikletë, para se t’ia blinin veturën

Shumica e rrogës i shkonte për shkollim dhe ushqim, ndërsa nuk kishte mundësi të mblidhe para që ta riparojë veturën që e kishte të dëmtuar.

Për këtë arsye, njësiti i policëve u organizuan për t’i blerë një biçikletë, teksa ia dolën që t’i mbledhin paratë dhe për t’ia rregulluar veturën.

Por, e tërë kjo nuk ishte e kënaqshme për një polic, i cili hapi një llogari në GoFoundMe, për të mbledhur para për t’i blerë një veturë.

Meqenëse janë mbledhur 42 mijë dollarë, ia kanë blerë një Volkswagen, kurse pjesa tjetër ka shkuar për disa pagesa të shkollimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori