Poezi nga: Hermann Hesse
Përktheu: Sulejman Mato
Vetëm për mua, të vetmuarit
shkëlqejnë yjet e pa numër netëve,
vetëm për mua murmurijnë krojet e gurta këngët e tyre dinake
vetëm për mua, vetmitarit, lëvizin hijet shumëngjyrëshe
prej resh udhëtare që ëndërrojnë mbi fusha
nuk më lypset asnjë shtëpi mbi këtë tokë
as pylli as braktisja e vendeve, imja është vetëm
ajo që askujt nuk i përket,
imja është rrëkeja gurgulluese brenda velit të pyjeve,
imi është deti i frikshëm
të miat janë cicërimat e lodrave fëminore
lotët dhe këngët e të dashurve të vetmuar në mbrëmje
të miat janë edhe tempujt e zotave
të miat janë ahishtet e shenjta të së kaluarës,
harqet e ndritshme të së ardhshmes
të atdheut tim të kthjellët
Nga flatrat e nostalgjisë shpesh shpirti i tij zgjohet,
vëzhgon ardhmërinë e një njerëzimi të begatë.
Dashurinë që triumfon mbi ligjet, dashurinë e një populli te tjetri,
të gjithë i rigjen fisnikërisht të transformuar,
katundarë, mbretër, tregtarë, ngatërrestarë të zellshëm,
barinj dhe kopshtarë, edhe ata vetë ,
të gjithë festojnë të ngazëlluar festën universale të së ardhshmes.
Vetëm poeti mungon. Ai, soditësi vetmitar,
Ai, epifori i nostalgjisë njerëzore,
zbehtësia imagjinuese
prej të cilit s’ka ardhmëri, s’ka botë.
Për përmbushjen e misionit të tij kemi shumë nevojë.
Mbi varrin e tij vyshken shumë kurora
por kujtimi i tij tashmë është shpërbërë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Surrealizmi

Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker