LAJMI I FUNDIT:

Pochettino mbetet zgjedhja e parë e Man Utd për të zëvendësuar Solskjaerin

Pochettino mbetet zgjedhja e parë e Man Utd për të zëvendësuar Solskjaerin

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, mbetet zgjedhja e parë e Manchester Unitedit për të marrë drejtimin e ekipit nga Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri norvegjez është në ditët e fundit si trajner i Djajve të Kuq, pas një fillimi jo të mirë të sezonit.

Mediat britanike raportojnë se rezultatet e dobëta kundër Tottenham Hotspur, Atalanta apo Manchester Cityt në tre ndeshjet e ardhshme do të vulosnin fatin e tij.


Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Manchester United - por italiani ka ende disa rezerva
Lexo po ashtu Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Manchester United - por italiani ka ende disa rezerva

Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit , Antonio Conte është i hapur për t’u bashkuar me Unitedin, por hierarkia e klubit është skeptike për emërimin e italianit.

Sipas mediumit Daily Star, zgjedhja e parë e Unitedit është Pochettino, pasi ai është dikush që trajneri legjendar Sir Alex Ferguson e admiron shumë.

Pochettino është nën presion për të mbajtur punën e tij në PSG, me formacionin e tij të mbushur me yje që nuk arriti të dominojë javët e para të sezonit.

Argjentinasi ishte i lidhur për një kohë të gjatë me United kur ai ishte trajner i Tottenham. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori