Po “valëviste” një thikë gjigante, policia britanike reagojnë shpejt – e qëllojnë me armë duke e rrëzuar në tokë (Video)

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur policia e armatosur qëllon mbi një njeri që mbante një thikë të madhe në një rrugë të ngarkuar me njerëz.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, John Taylor u pa duke “valëvitur” një thikë gjigante jashtë dyqaneve në Balisdon, Essex, të shtunën.
Siç thuhet më tej, 50-vjeçari u deklarua fajtor për posedimin e një arme sulmuese në një gjykatë të Basildonit më 12 nëntor dhe do të dënohet më 10 dhjetor.
Pamjet dramatike tregojnë burrin të shtrirë për tokë pasi u qëllua me një armë elektroshoku dhe policia më pas i mori thikën.
Nga
Telegrafi
15/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































