LAJMI I FUNDIT:

“Po testojmë sa munden qytetarët me ec në trotuare me akull” – këshilltari i Konjufcës ironizon me Komunën e Prishtinës për mospastrimin e trotuareve

“Po testojmë sa munden qytetarët me ec në trotuare me akull” – këshilltari i Konjufcës ironizon me Komunën e Prishtinës për mospastrimin e trotuareve

Reshjet e borës që ranë ditë më parë në vendin tonë, kanë bërë që gjendja në disa rrugë në kryeqytet të jetë e keqe.

Trotuaret në shumë pjesë të kryeqytetit kanë mbetur pa pastruar, dhe si rrjedhojë e krijimit të akullit është vështirësuar edhe qarkullimi i qytetarëve.


Ilir Kërçeli këshilltari politik i kryekuvendarit Glauk Konjufca ka ironizuar me gjendjen e krijuar, duke fajësuar kështu Komunën e Prishtinës për mosmirëmbajtjen e trotuareve.

“Jemi duke e provuar një test, sa po munden qytetarët me ec në trotuare me akull”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditë më parë bëri thirrje për kujdes në komunikacion, pas vështirësive të krijuara nga reshjet e borës.

“Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht. Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori