LAJMI I FUNDIT:

Po testohen edhe 10 raste të dyshimta me coronavirus, rezultatet në mbrëmje

Po testohen edhe 10 raste të dyshimta me coronavirus, rezultatet në mbrëmje

Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast i prekur me coronavirus. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndërkaq sot në Klinikën Infektive janë paraqitur edhe 10 raste të dyshimta me coronavirus, rezultatet e të cilave do të dalin në orët e mbrëmjes.


Konfirmon ministri i Shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Konfirmon ministri i Shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast me coronavirus në Kosovë

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ramadani shtoi se nga 8 shkurti e deri më sot janë testuar 82 pacientë.

“Deri më sot janë testuar 82 pacientë të cilët kanë rezultuar negativë, sot janë duke u testuar edhe 10 pacientë rezultatet e të cilëve do të dalin pasdite. Sa i përket intensitetit nuk ka rritje, është intensitet normal i rasteve të dyshimta të cilët në aspektin klinik dyshohet të bëhen analizat laboratorike, te shumica kanë dal ftohje të lehta te disa grip A dhe grip B”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/