LAJMI I FUNDIT:

Po shkëlqen me Zvicrën, Man Utd tenton transferimin e sulmuesit

Po shkëlqen me Zvicrën, Man Utd tenton transferimin e sulmuesit

Manchester United synon që të përforcohet në afatin kalimtar veror, pasi dëshiron të ketë një skuadër më të fortë për sezonin e ri.

Një nga repartet ku Djajtë e Kuq kërkojnë të ndërhyjnë është reparti ofensivë pasi nuk ka funksionuar mirë sezonin e fundit.

Drejtuesit e gjigantit anglez janë të interesuar për transferimin e yllit zviceran, Dan Ndoye i cili ka pasur një sezon shumë të mirë edhe me Bolognën në Serie A.


Inteligjenca Artificiale parashikon sezonin 2024/25 për Man United - lajme të mira për Ten Hag
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale parashikon sezonin 2024/25 për Man United - lajme të mira për Ten Hag

Siç raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio, Manchester United është magjepsur nga performanca e ekspozuar nga Dan Ndoye në Euro 2024 me Zvicrën.

Anësori ka bërë një sezon fantastik me Bolognën, duke qenë ndër lojtarët kryesorë për kualifikimin e Bolognës sezonin e ardhshëm në Ligvn e Kampionëve.

Man Utd mëson çmimin që duhet të paguajë për shërbimet e Edson Alvarez
Lexo po ashtu Man Utd mëson çmimin që duhet të paguajë për shërbimet e Edson Alvarez

23-vjeçari ka shënuar një gol në Evropian, derisa drejtuesit e United do ta ndjekin atë nga afër në sfidën e së shtunës ndaj Italisë.

Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Interi, derisa Bologna është e gatshme ta lejoj largimin e tij për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

La Liga
Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

La Liga
Kalo në kategori