SHBA mund të jetë duke shkuar drejt përfshirjes në një tjetër konflikt, pasi tensionet midis Venezuelës dhe Guajanës fqinje kanë arritur kulmin pas një referendumi të diskutueshëm që ngjalli frikën e një “rrëmbimi toke në Amerikën e Jugut”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ushtria amerikane tha të enjten se forcat e saj të Komandës Jugore do të kryejnë “operacione fluturimi brenda Guajanës” më vonë gjatë ditës dhe se Uashingtoni “do të vazhdojë angazhimin e tij si partner i besueshëm i sigurisë së Guajanës”.
Ndryshe, të dielën, votuesit në Venezuelë mbështetën propozimet e liderit Nicolás Maduro për të kërkuar sovranitetin mbi rajonin e kontestuar Essequibo, i cili ka qenë një mollë sherri midis Venezuelës dhe Guajanës për më shumë se një shekull.
Rajoni i pasur me burime Essequibo kontrollohet nga Georgetown, duke përbërë më shumë se dy të tretat e territorit të Guajanës.
Një vendim i vitit 1899 e shpalli Essequibo një pjesë të Guajanës, e cila në atë kohë ishte një koloni britanike.
Ndërsa një marrëveshje e vitit 1966 midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Venezuelës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes nuk e ka ndalur ndezjen e tensioneve midis dy vendeve, të cilat u intensifikuan pasi gjiganti i naftës dhe gazit ExxonMobil tha në 2015 se kishte bërë një “një zbulim të rëndësishëm nafte” në rajon.
Venezuela thotë se Marrëveshja e Gjenevës e vitit 1966 zhbëri në mënyrë efektive vendimin e 1899.
Kështu, rezultatet e votimit u perceptuan nga Guajana si një hap drejt aneksimit.
Dhe ka precedent për shqetësime të tilla, pasi Rusia ka mbajtur referendume që besohet gjerësisht se janë vota të rreme për të legjitimuar pretendimet e zonave të Ukrainës, përcjell Telegrafi.
“Ne kemi ndërmarrë hapat e parë të një faze të re historike për të luftuar për Guayana Esequiba tonë, për paqen dhe për të rimarrë atë që na lanë çlirimtarët”, citohet të ketë thënë Maduro pas shpalljes së rezultateve të referendumit, duke iu referuar rajonit me emrin e tij alternativ.
Ndërkohë Gjykata e lartë e OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kishte thënë se Karakasi nuk duhet të ndërmarrë asnjë veprim që mund të ndryshojë kontrollin e Guajanës mbi rajonin Essequibo, por ajo ndaloi së bllokuari votimin në Venezuelë.
Guajana i kishte kërkuar gjykatës të ndalonte referendumin, duke sugjeruar se Venezuela mund të marrë “masa të njëanshme për të ‘zgjidhur’ polemikën me Guajanën duke aneksuar dhe integruar zyrtarisht në Venezuelë të gjithë territorin në fjalë”.
Pas votimit, presidenti Irfaan Ali denoncoi “një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë politike të Guajanës”.
Ali tha se Georgetown do të “intensifikojë masat paraprake për të mbrojtur territorin e tij”, duke shtuar se ai kishte folur me Kombet e Bashkuara, udhëheqësit globalë dhe kishte kontaktuar me ushtrinë amerikane.
Me këtë ai ka nxitur spekulime rreth asaj se deri ku do të shtrihet mbështetja ushtarake e SHBA për paqen dhe rendin ndërkombëtar në Amerikë.
Ndryshe, SHBA-ja aktualisht po ofron ndihmë, duke përfshirë mbështetjen ushtarake, për Izraelin, duke rritur mbështetjen e saj pas sulmeve të 7 tetorit të nisura nga grupi militant palestinez Hamas nga Rripi i Gazës.
Uashingtoni gjithashtu ka ofruar mbështetjen për Kievin pas fillimit të agresionit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli me Ali për të “riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Guajanës” të mërkurën, tha qeveria amerikane në një deklaratë.
E pak para votimit, nënpresidenti i Guajanës, Bharrat Jagdeo theksoi se “të gjitha opsionet janë në tryezë për mbrojtjen e vendit tonë”.
Por në këtë mes ka pasur edhe një reagim nga Ministria e Mbrojtjes e Brazilit, që kishte thënë gjithashtu se po forconte praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit verior me Venezuelën dhe Guajanën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja