LAJMI I FUNDIT:

Po punoni nga shtëpia ose jo, këto zakone të këqija ua dëmtojnë shëndetin

Po punoni nga shtëpia ose jo, këto zakone të këqija ua dëmtojnë shëndetin

Qëndrimi ulur në mënyrë të gabuar për një kohë të gjatë ulur, është i rrezikshëm për shëndetin

Tani më shumë se kurrë, po ndjeni dhimbjet e shpinës, të këmbëve apo të shpatullave. Kjo si pasojë e pozicioneve të gabuara të qëndrimit, që për momentin ju bëjnë të ndiheni “rehat”.


Për më tepër, nëse jeni duke punuar nga shtëpia, kushtojini dyfish vëmendje qëndrimit të trupit, pasi nëse kthehen tani në zakon ka shumë mundësi të përballeni nesër me pasojat, shkruan Bright Side.

Këto janë disa zakone të këqija në punë, të cilat i bëjmë çdo ditë:

Sytë tuaj duhet të jenë 5-7 cm larg monitorit . Përveçse mbroni shikimin, nuk do të vuani nga dhimbjet e qafës apo të shpinës.

Ki parasysh që kur uleni në karrige të mos mbështesni shpatullat në të. Kjo është veçanërisht e domosdoshme në rastet kur ndiheni shumë të lodhur.

Kujdes me pozicionin e këmbëve! Edhe nëse po punoni nga shtëpia, ky është pozicioni që duhet të mbani.

Kurrë mos mbani këmbët e kryqëzuara në karrige. Nëse ndjeni nevojën për ta bërë patjetër, ngrihuni dhe bëni disa lëvizje.

Ju nuk përdorni karrige ergonomike për të mbajtur një pozicion neutral. Por në këtë rast, ju mund të përdorni disa produkte speciale mbështetëse.

Ju nuk e rregulloni qëndrimin tuaj sipas asaj që i nevojitet trupit tuaj. Thjesht ndryshoni pozicionin e karriges tuaj derisa të gjeni atë më të rehatshme për ju.

Nuk bëni pushim çdo 30 minuta. Ulja për periudha të gjata kohore mund të shkaktojë lodhje të muskujve. Specialistët rekomandojnë të bëni pushime çdo 30 minuta dhe të paktën, bëni disa ushtrime çdo orë.

Ju nuk e rregulloni lartësinë e karriges tuaj në mënyrë që ijët tuaja të jenë pak më të larta se gjunjët. Ijët duhet të jenë pak më të larta se gjunjët; këmbët tuaja duhet të jenë të përkulura në një kënd prej 90 shkallësh.

Kushtojini vëmendje pozicionit të krahut. Këndi i duhur jo vetëm do t’ju shmangë dhimbjen e shpinës, por do t’ju forcojë muskujt.

Ju nuk përdorni kufje ndërsa punoni në tavolinën tuaj. Ekspertët sugjerojnë që të përdorni kufje, të paktën gjatë bisedës në telefon. Ato ndihmojnë pozicionimin e duhur të kokës tuaj dhe ju kursen nga dhimbjet e shpinës, veçanërisht nëse keni nevojë të bëni shumë thirrje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori