Po pendoheni për balluket? Këto frizura i shpëtojnë ditët “e këqija”

Ide të thjeshta dhe elegante që e bëjnë fazën më të vështirë të flokëve shumë më të lehtë
Nuk na pëlqen ta pranojmë, por balluket shpesh janë një vendim impulsiv, një ndryshim i vogël që në atë moment na freskon fytyrën dhe i jep një energji krejt të re pamjes. Ditët e para gjithçka duket perfekte: flokët kanë formë, fytyra është në fokus dhe frizura duket e rregulluar pa shumë mundim. Pastaj vjen realiteti. Lagështia, era, rrënja më e yndyrshme, mëngjeset pa kohë për tharje dhe papritur balluket nuk “bashkëpunojnë” më. Dhe tashmë jemi të zemëruara me veten sepse sërish iu dorëzuam dëshirës së momentit për ndryshim.
Sado elegante dhe simpatike të jenë, balluket kërkojnë mirëmbajtje të përditshme. Ato yndyrosen shpejt, humbin formën dhe rrallë duken perfekte pa stilim. Pikërisht për këtë arsye shumë gra vendosin t’i lënë të rriten. Dhe aty fillon ajo fazë “e pakëndshme”: balluket nuk janë më aq të shkurtra sa të jenë element kryesor, por as aq të gjata sa të përfshihen natyrshëm në pjesën tjetër të flokëve. Një fazë ku balancimi mes stilit dhe praktikës bëhet sfidë.
Si edhe me pjesën tjetër të flokëve, nuk ekziston një zgjidhje magjike që do ta përshpejtojë rritjen brenda natës. Por ajo që mund të bëni është të krijoni kushte të shëndetshme për rritje. Edhe pse tingëllon kundërthënëse, prerja e rregullt e majave (rreth çdo gjashtë javë) ndihmon që flokët të mbeten të shëndetshëm dhe parandalon thyerjen. Një fije e shëndetshme ruan më mirë lagështinë dhe lëndët ushqyese, që në plan afatgjatë do të thotë rritje më e bukur dhe më e njëtrajtshme.
Gjithashtu është e rëndësishme të mos merrni gërshërët nga frustrimi. Çdo “do t’i pres pak” shpesh ju kthen në fillim të procesit. Lajmi i mirë është se ekzistojnë shumë frizura që e bëjnë këtë fazë shumë më të lehtë dhe stil. Më poshtë ju sjellim 7 ide të thjeshta, por shumë efektive, transmeton Telegrafi.
Ndarja anësore
Nëse balluket ju bien vazhdimisht në sy dhe humbin formën, zgjidhja më e thjeshtë është t’i kaloni anash. Një ndarje e thellë anësore krijon menjëherë përshtypjen e volumit te rrënja dhe ndihmon që fijet më të shkurtra të përfshihen natyrshëm me pjesën tjetër të flokëve.
Në vend që të duken si një “tepricë”, balluket shndërrohen në fije të buta që rrethojnë fytyrën. Për efekt shtesë, thajini lehtë me furçë të rrumbullakët nga jashtë ose fiksojini me një kapëse diskrete derisa të marrin drejtimin e dëshiruar. Rezultati është një stil i relaksuar, por i menduar mirë.
@yna_sosa quick hairstyle i do when i want to hide my bangs 🙇🏻♀️ usinf @happyskinphil hair mist and styling stick #hair ♬ Prada Princess - honey & vrdnyn
Fijet pas veshëve
Nëse nuk keni shirit për flokë, mund ta “krijoni” vetë. Ndani dy fije të holla pranë fytyrës, lëmojini prapa dhe bashkojini pas veshëve. Fiksojini me kapëse diskrete ose një elastik transparent.
Kjo krijon efektin e një “kornize” natyrale për fytyrën, ndërsa balluket përfshihen në mënyrë subtile në frizurë. Flokët mund t’i lini të lira për një pamje romantike ose t’i valëzoni lehtë për një efekt më të butë.
@devonisabellla The long awaited slick bangs/hair headband tutorial. Sorry it took so long yall. @CHLO @Alexandra Mercier Ik yall weee both waiting for this 🫶🏼 #hairstyle #hairtutorial #bangs #slickback ♬ original sound - nxghtxcore.audios👁✨
Rrethi për flokë
Në ditët kur nuk keni kohë për stilim, rrethi për flokë është zgjidhja më e shpejtë. Vendoseni disa centimetra pas vijës së ballit dhe shtyni balluket prapa, brenda sekondash janë nën kontroll.
Rrethet minimaliste japin pamje të pastër, ndërsa ato me motive shtojnë gjallëri. Modelet prej kadifeje apo sateni duken elegante, ndërsa rrethet më të gjera sjellin një estetikë retro.
@kendra.tt I also have a huge headband collection because I wear them so much 🫣 these headbands from walmart tho are so cute! I have nothing like them! #headbandhairstyle #headbands #bangshairstyle #hairstyletips #walmartfashion ♬ Sweat and Hustle - The Brazilians of Bossa Nova
Volum në pjesën e përparme
Frizurat voluminoze të frymëzuara nga vitet 2000 janë rikthyer dhe janë perfekte gjatë rritjes së ballukeve. Në vend që t’i fshihni, jepuni volum. Krihini lehtë nga rrënja për ngritje dhe strukturë, pastaj lëmoni sipërfaqen dhe fiksojini prapa me kapëse.
Rezultati është një frizurë me vetëbesim, trendi dhe shumë stil.
@brookewiersig Trying to perfect my 2000s pouf 🤪 I want it flatter but I’m figuring out how to do that #2000s #y2k #y2kstyle #hairstyling #hairtips ♬ Genie In a Bottle - Christina Aguilera
Stil i rregullt dhe i lëmuar
Kur doni një zgjidhje të shpejtë dhe elegante, ky stil është perfekt. Krihini balluket prapa, përdorni pak xhel ose serum dhe lidhni flokët në bisht ose topuz të ulët.
Ky stil i bën balluket të zhduken nga fytyra dhe krijon pamje të rregulluar dhe sofistikuar.
@jamievanslooten slick back 🤝🏼 bangs… youre welcome💕💘💓 #hairtok #hairhack #slickbackbun #bangs #slickbackhack #slickback #hairtutorial #hairhowto ♬ Me and U x Sweet Dreams by L BEATS - DJ L BEATS
Ndarja në mes dhe valë të buta
Kur balluket kalojnë vijën e vetullave, ndarja në mes është zgjidhje ideale. Ndajini lehtë dhe lërini të përfshihen natyrshëm në flokë. Valët e buta ndihmojnë në fshehjen e gjatësive të ndryshme dhe krijojnë pamje elegante dhe harmonike.
@breakfastatbetsys when in doubt… #easyhairstyle #prettyhairstyles #hairtutorial #healthyhair #weddinghair ♬ Fortnight by Taylor Swift - user26712472416
/Telegrafi/




















































