LAJMI I FUNDIT:

Po ndihen efektet e sanksioneve perëndimore, Gazpromit rus i ulën për rreth 30 për qind eksportet e gazit natyror

Po ndihen efektet e sanksioneve perëndimore, Gazpromit rus i ulën për rreth 30 për qind eksportet e gazit natyror

Kompania energjetike Gazprom njofton se në tre muajt e parë të vitit 2022, vëllimi i eksporteve të gazit natyror është 27.1 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rënie ka ndikuar pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe pasojat e sanksioneve ekonomike të vendosura nga vendet perëndimore.

“Në periudhën e përmendur, eksportet e gazit natyror të kompanisë në vendet jashtë Bashkësisë së Shteteve të Pavarura u ulën me 27.1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, njofton kompania.


Ditë më parë, Putin i kishte kërkuar Gazpromit që pagesat e gazit nga shtetet që e blejnë ta paguajnë në rubla.

Kremlini insiston që pagesa e gazit të bëhet në rubla, G7-ta refuzon
Lexo po ashtu Kremlini insiston që pagesa e gazit të bëhet në rubla, G7-ta refuzon

“Nuk ka kuptim të dorëzojmë porositë e mallit tonë në Bashkimin Evropian apo SHBA dhe paratë t’i marrim në dollarë, euro dhe valuta tjera. Për këtë kemi vendosur të ndërmarrin një sërë veprimesh që pagesat të bëhen në rubla ruse”, kishte thënë Putin.

Ndërkaq, grupi i shtatë shteteve më të industrializuara, i njohur si G7-ta, pati thënë se është pajtuar që të refuzojë kërkesën e Kremlinit për pagesën me rubla për energjinë ruse, duke theksuar se kjo paraqet shkelje të kontratave ekzistuese. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!

160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ekonomi
Australia, vendi me cigaret më të shtrenjta në botë

Australia, vendi me cigaret më të shtrenjta në botë

Kalo në kategori