Në Prishtinë po mbahet ekspozita “Trilogji Vizuale për të Pagjeturit e Luftës”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyruara, në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, FOTOIST.
Kjo ekspozitë sjell në fokus debatet rreth çështjes së të pagjeturve nëpërmjet tre ekspozitave fotografike, transmeton Telegrafi.
Këto ekspozita paraqesin punët e Hrair Sarkissian, artist i njohur ndërkombëtar, Atdhe Mulla, fotograf i shquar kosovar, dhe Korab Krasniqi hulumtues, duke shërbyer si një thirrje për empati dhe përkujtim.
Korab Krasniqi nga ForumZFD zyra në Kosovë , tha për Telegrafin, se përmes kësaj ekspozite synohet diskutimi publik mbi çështjen e të pagjeturve nga lufta.
“Ekspozita është një përpjekje për të nxitur një lloj diskutimi publik mbi çështjen e të pagjeturve nga lufta, prandaj mendojmë që çështja e të pagjeturve nuk i takon vetëm Kosovës, por i takon gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Përmes ekspozitës, ne provojmë të shënojmë ditën ndërkombëtare të personave të pagjetur nga konfliktet. Është 30 gushti, date e zakonshme për neve ku angazhohemi dhe organizojmë qoftë aksione simbolike dhe aktivitete të ndryshme, si përpjekje për t’u përfshirë në praktika komemorative, për të nxitur një lloj diskutimi në mesin e shoqërisë. E po ashtu, edhe për të kërkuar llogaridhënie prej qeveritarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’i përshpejtuar përpjekjet e tyre për t’i gjetur personat e zhdukur nga lufta”, tha ai, të premten.
Ai shton se përgatitjet për shënimin e kësaj date fillojnë një vit më herët, ku fillimisht konceptohet ideja.
“Përgatitjet për tona për të shënuar 30 gushtin fillojnë një vit më herët, zakonisht e konceptojmë idenë dhe çdo vit mundohemi mos të bëjmë gjëra të ngjashme por të provojmë qasje të reja, aksione të ndryshme. Vitin e kaluar kemi qenë të përfshirë në aksione simbolike rrugore, një vit mӕ herët e kemi krijuar një performancë muzikore që i është dedikuar personave të pagjetur. Këtë vit kemi punuar në këtë ekspozitë, ku mendoj që ai ekskluziviteti i saj është puna e Hrairit, e cila është punë shumëvjeçare, e cila ka shëtitur ndërkombëtarisht dhe mendoj që e ka vendin në Kosovë.
Sepse e trajton edhe Kosovën në mesin e shumë punëve që i ka bërë. Kështu që sa i përket proceseve teknike nuk është shumë kohӕ e gjatë që kemi filluar përgatitjet, por kohë më të madhe na merr ideja e konceptualizimit, do të thotë të gjejmë se çfarë duam të tregojmë, si po provojmë të përfshijmë shoqërinë në këtë diskurs, pastaj politikbërësit e kështu më radhë. Ideja e konceptualizimit na merr më shumë energji për të diskutuar se sa aspektet teknike”, tha ai.
Ndër të tjera Krasniqi tha se këto ekspozita janë të vështira pasi që edhe trajtojnë tema të ndjeshme.
“Këto ekspozita nuk janë të lehta prej natyrës së tyre sepse trajtojnë tema jashtëzakonisht të vështira dhe të ndjeshme. Për disa prej neve që kemi qenë në luftë mund të përjetojmë atë se çfarë paraqet ekspozita. Për këtë mendoj që nuk është një ekspozitë e lehtë, që tretet lehtë. Kjo është ideja që njerëzit fillojnë të mendojnë dhe të solidarizohen me familjarët e personave të pagjetur..”, tha ai.
Ndërsa, ai tha se ideja e ekspozitës është familjarët të vihen në vëmendje dhe të bëhen pjesë e praktikave komemorative.
“Ideja jonë është që përmes kësaj ekspozite, t’i vendosim familjarët dhe të pagjeturit në një lloj ‘spotlight-i’ publik ku marrin një troh vëmendje dhe të bëhen pjesë e praktikave komemorative. Kisha dashur t’i falënderoja të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë ekspozitë, sidomos fotografët, desha të theksoj që ekspozita realizohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Fotoist” dhe organizohet në bashkëpunim me qendrën “Barabar”, “Integra” dhe qendrën burime për Persona të Zhdukur”, tha ai.
Ndryshe, edhe 25 vjet pas luftës në Kosovë, familjarët janë ende në pritje të familjarëve të tyre të humbur. Sipas të dhënave zyrtare, nga Komiteti Ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq, 1617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prishtinë, lansohet Plani i Veprimit për Partneritet për Qeverisje të Hapur Lokale
Reshjet e borës, të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme
Drenas, shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arif Shala” kampion edhe këtë vit shkollor në futboll të vogël
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme