Pas 6 ditë kërkimesh gjenden të pajetë trupat e dy të rinjve, të cilët rezultonin të zhdukur në Malësinë e Madhe. Ata u zbuluan në malet e Kastratit në një terren tejet të thyer dhe kjo ka vështirësuar punën e ekipeve të kërkimit.
Ndërkaq është lëshuar fletë-arresti për Danjel Pepën, i cili dyshohet të jetë personi, që ka kryer ekzekutimin e dy të rinjve, Vilson Çotaj dhe Klement Pepaj. Mendohet se, i dyshuari mund të jetë fshehur në zonën ku ka ndodhur krimi, ose të jetë larguar drejt Malit te Zi.
Nga këqyrja e kufomave rezulton se, Vilson Çotaj është qëlluar me disa plumba pas shpine në pjesën e brinjëve, kurse Klement Pepaj ka një plumb pas koke. Nga këto rrethana, duket se autori i ka qëlluar në befasi ata
Trupat janë gjetur shumë pranë një parcele me kanabis në pronësi të Daniel Pepaj, e ndodhur në zonën e Kastratit në Malësinë e Madhe, raporton gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga.
Në parcelën në fjalë gjendeshin 30 rrënjë kanabis të kultivuara. Pikërisht kanabisi dyshohet se është bërë shkak për krimin pasi mes tyre kishte pasur debat gjatë ditëve të fundit për një sasi droge të vjedhur.
E pikërisht, në momentin e ngjarjes Danjel Pepaj i kishte thirrur dy të rinjtë, për tek vendi i parcelës për t’u kthyer sasinë e kanabisit që akuzohej se u kishte vjedhur atyre.
Policia po punon për të bërë shtretër të ndërtuar me drunj, për t’i transportuar drejt morgut. Dyshohet që Daniel Pepaj të jetë parë ditën e vrasjes në zonë dhe pasi ka shkuar në shtëpi është larguar. Dyshohet se është larguar drejt Malit të Zi edhe pse në sistemin TIMS nuk rezulton të ketë kaluar kufirin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Paraqitet aktakuzë ndaj 16 personave në Maqedoni, policë dhe doganierë kanë kërkuar ryshfet
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025