LAJMI I FUNDIT:

Plazh në pandemi, operatori turistik tregon avantazhet e Veliopjës: Jo vetëm s’do ketë rritje çmimesh, por po mendojmë t’i ulim

Plazh në pandemi, operatori turistik tregon avantazhet e Veliopjës: Jo vetëm s’do ketë rritje çmimesh, por po mendojmë t’i ulim

Teksa kulmi i sezonit të plazhit po afrohet operatorët e shërbimit ende janë të paqartë mbi mbarëvajtjen e sezonit këtë vit.

Ministria e Turizmit në bashkëpunim me atë të Shëndetësisë kanë shpërndarë protokollet e higjienës për parandalimin e COVID-19, ndërsa strukturat akomoduese ende nuk kanë nisur zbatimin e tyre.


Për të diskutuar më shumë mbi këtë temë, ishte në një lidhje direkte me Euronews Albania një nga operatorët turistikë të zonës së Velipojës, Lekë Marku.

Teksa tha se operatorët turistikë të zonës i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me protokollin e sigurisë në kuadër të situatës nga COVID-19, Marku theksoi edhe përparësitë që ka plazhi i Velipojës në kushtet ku ndodhemi.

“Në respekt të plotë me masat për situatën në të cilën ndodhte vendi java e fundit ka shërbyer për t’u përgatitur që çdo gjë të jenë në rregull për fillimin e sezonit. Velipoja ka disa avantazhe në krahasim me disa plazhe të tjera, pasi natyra ja ka falur dhe njerëzit e kanë përdorur mirë natyrën. Me bregdetin e gjerë, rreth 12 km, 6 km nga të cilat janë të përdorshme, siguron një akomodim të mbi 100 mijë turistëve. Këtu bëhet më e thjeshtë me kushtet e reja pasi shumica e shërbimeve të lokale e restoranteve bëhet në ambient të hapur”, thaMarku.

I pyetur lidhur me çmimet që do të aplikohen këtë vit nisur edhe nga ajo që publikohet në disa media për shifra abuzive, ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në Velipojë, ku sipas tij çmimet jo vetëm nuk do të rriten, por nisur nga situata ekonomike për shkak të virusit po diskutohet me operatorët e tjerë për të siguruar një çmim më të pranueshëm.

Klientët më të rëndësishëm për Velipojën mbeten shtetasin kosovarë të cilët siç tha ai, mezi po presin të hapen kufijtë

“Kosovarët janë oksigjeni që i japin vlerë turizmit në Velipojë, ata janë shumë të interesuar, iu kemi thënë se nuk do ketë rritje të çmimeve dhe sapo të hapen kufijtë do t’i presim si miq si gjithmonë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori