Sevilla dhe Inter kanë zhvilluar një finale spektakolare në Ligën e Evropës.

Megjithatë trofeu shkoi në Spanjë, pasi klubi spanjoll triumfoi me rikthim 3-2.


Por një përleshje ka ndodhur në fushë mes mesfushorit argjentinas Ever Banega dhe trajnerit të Interit, Antonio Conte.

194bca40950c113df8cde5a97a3b1

Gjithçka ndodhi në minutën e 16-të të sfidës, kur Interi pretendonte për një penallti të dytë pas prekjes me dorë në zonë nga Diego Carlos, por si italianët nuk mendoi gjyqtari i ndeshjes.

Conte u shfaq i nervozuar me vendimin e gjyqtarit, teksa Banega u afrua afër tij dhe e tërboi edhe më shumë.

conte banega

“Më lerë pak ta shoh parukën”, ishin fjalët e argjentinasit i cili bënte me dorë në flokët e Contes.

Kaq ka mjaftuar që Conten ta tradhtojnë nervat dhe t’i vërsulet argjentinasit, por u ndalua nga stafi i tij.

Trajneri italian nuk është përmbajtur fare teksa ka kërcënuar argjentinasin se do ta pres pas ndeshjes për t’i qëruar hesapet.

GettyImages 1267574908 Jesus Navas dhe Ever Banega  (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Ky kërcënim i Contes u dëgjua nga gjyqtari kryesor që vendosi ta ndëshkoj me karton të verdhë trajnerin.

Megjithatë nga kjo përplasje, në fund i fituar doli Banega pasi shpëtoi pa karton, por edhe ngriti në fund të ndeshjes trofeun e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app