Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi menaxhues, realizoi një takim me të gjithë Drejtorët e Divizioneve dhe të Drejtorive Rajonale Policore, për të diskutuar rreth masave dhe angazhimeve policore ndaj pandemisë.
“Referuar situatës dhe zhvillimeve të fundit në vend, rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me COVID-19 si dhe referuar vendimeve të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje parandalimin e virusit, nga menaxhmenti policor u kërkua që të zbatohet dhe implementohet në tersi Plani i ri Operacional i Policisë së Kosovës.
Plani operacional, parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik, pjesë e planit policor do të jetë edhe kalimi i punës nga orari 08-orësh në orarin 12-orësh, në mënyrë që të ketë prezencë më të madhe policore, të ketë personel të mjaftueshëm për asistencë ndaj institucioneve relevante si dhe të merren masa sipas procedurave dhe vendimeve në fuqi, ndaj atyre që nuk respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve shtetërore të parapara ndaj COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe njëkohësisht iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe njëherit zbatojnë udhëzimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, në mënyrë që së bashku të arrijmë ta parandalojmë përhapjen e virusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City