LAJMI I FUNDIT:

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka folur për incidentet e armatosura që po ndodhin në Kosovë, veçanërisht në rrugë dhe në klubet e natës.

Sylejmani theksoi se aktivitetet e Policisë në aspektin e parandalimit të krimit nuk janë të mjaftueshme dhe ai tha se incidente të tilla ndodhin çdo ditë në të gjithë Kosovën.

“Disa aktivitete domosdoshme do të duhet t’i ndërmerr Policia e Kosovës për me pasë situatën në kontroll dhe për me ardhë deri te parandalimi i shumë incidenteve, ndryshe sikurse që ka qenë rasti edhe në Pejë, po edhe rastet e tjera të tjera dhe akteve të krimeve të rënda të vrasjeve, tentim vrasjeve dhe grabitjeve tjera tjera”, ka deklaruar ish-hetuesi policor.


Ai vuri në dukje se veprimet e Policisë nuk janë adekuate për të parandaluar krimet, veçanërisht pasi që fokusi i tyre është më shumë në luftimin e krimit pasi ai ndodh, sesa në parandalimin e tij.

Sylejmani propozoi disa masa që Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë për të përmirësuar situatën.

Në radhë të parë, ai sugjeroi rritjen e pranisë policore në zonat publike përmes patrullimeve më të shpeshta dhe prezencës së dukshme të forcave të rendit në vendet me frekuentim të lartë, si kafiteritë, klubet e natës dhe sheshet publike.

“Prania e dukshme e policisë në vendet e frekuentuara si kafiteritë dhe klubet e natës do të dekurajonte aktivitetet kriminale. Gjithashtu, monitorimi i personave me precedentë penalë dhe kontrollet e shpeshta për gjetjen dhe konfiskimin e armëve të paligjshme janë të domosdoshme”, theksoi Sylejmani në Tv Dukagjini.

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
Lexo po ashtu Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Një masë tjetër që Sylejmani e konsideroi të rëndësishme është përdorimi i teknologjisë për monitorim dhe mbikëqyrje.

Ai theksoi rëndësinë e instalimit të kamerave të sigurisë në bashkëpunim me bizneset lokale dhe përdorimin e sistemeve të avancuara të mbikëqyrjes, veçanërisht për individët me të kaluar penale. Ai gjithashtu sugjeroi përdorimin e hallkave elektronike për monitorimin e personave të tillë.

Sylejmani theksoi edhe rëndësinë e kontrollit më të rreptë të armëve të paligjshme, duke thënë se një numër i madh i armëve vazhdon të jetë në duart e njerëzve që mund t’i përdorin ato për qëllime kriminale.

Ai sugjeroi që kontrollet të bëhen më të shpeshta, sidomos në vendet kyçe dhe udhëkryqet.

Përveç kësaj, Sylejmani vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe rolin e policisë së lagjes në parandalimin e krimit.

“Përmes Policisë së Kryeqytetit dhe rritjes së kapaciteteve të sigurisë, pres që të ketë një përmirësim të ndjeshëm në parandalimin e krimeve,” shtoi ai.

Sylejmani beson se këto masa, së bashku me krijimin e Policisë së Kryeqytetit në Prishtinë, do të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë dhe parandalimin e krimeve në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori