LAJMI I FUNDIT:

RTK: Plani nëntë pikësh i emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, si pjesë e finalizimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

RTK: Plani nëntë pikësh i emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, si pjesë e finalizimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

Televizioni publik i Kosovës pretendon se ka parë një plan 9 pikësh të përgatitur nga emisari i BE’së Miroslav Lajçak e që do të jetë në tryezën e bisedimeve.

Tërë kohën sipas televizionit publik, i dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përgatitur një plan nëntë pikësh, ku do të diskutohet ndërmjet palës kosovare e asaj serbe

Si pikë e fundit, parashihet edhe debati për mundësinë e njohjes reciproke.


Vazhdimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, sipas burimeve ndërkombëtare do të ketë disa çështje të përcaktuara nga emisari për dialog, Mirosllav Lajçak.

Sipas planit të tij, janë paraparë 9 pika, të cilat palët do t’i diskutojnë me qëllim të finalizimit të marrëveshjes.

Pika e parë e diskutimit do të jetë çështja e personave të pagjetur, rikthimi i serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga viti 1976, ku thuhet të jenë 250 mijë serbë dhe malazias. Rregullimi i infrastrukturës dhe transportit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, do të diskutohet edhe për sigurimet shoqërore dhe zhvendosjen e pasurive shtetërore në ASK, sipas vendimit të Qeverisë së ish-kryeministrit Haradinaj.

Po ashtu parashihet zgjidhja e kontesteve pronësore, ku 1300 janë në veri dhe të tjerat të serbëve në Kosovë.

Në pikën e shtatë të planit të Lajçakut, parashihet çështja e Kishës Ortodokse serbe, ku thuhet se është e pakthyeshme pronësia e tokave dhe pa të drejtë shtetëzimi të pronave.

Sipas burimeve ndërkombëtare, në tavolinën e bisedimeve ndërmjet palës kosovare e serbe do të jetë edhe zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive dhe autonomi, me politika sektoriale dhe fuqi ministrore, ndërsa në fund parashihet debati për mundësinë e njohjes reciproke mes të dyja vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori