LAJMI I FUNDIT:

Plani i ri i Facebook

Plani i ri i Facebook

Me hapjen zyrtare të rrjetit të ri social Google +, konkurreca ka filluar të ndihet menjëherë.

Kjo është vërtetuar gjatë konferencës vjetorë F8, ku themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg prezantoi dizenjon e re te Facebook, i cili do të aplikohet së shpejti. Bëhet fjalë për integrimin e muzikës, fotografive si dhe videove në rrjetin social.

Tashmë përdoruesit mund të shkëmbejnë edhe muzikën e videot e tyre më lehtë, kjo për shkak të bashkëpunimit me Spotify dhe Netflix.

Gjithashtu Zuckerberg njoftoi planin e ri të Facebook, i cili do të synojë komunikim edhe më interaktiv dhe sa më real të këtij rrjeti. Sipas tij, qëllimi është që Facebook të vihet në dispozicion të klientëve të saj në të gjithë botën. /Telegrafi/