Plagosja e tij, e gruas dhe vrasja e dy nipërve në luftë – Gjinovci tregon historinë e dhimbshme dhe vështirësitë e rikthimit te futbolli

Ish-futbollisti, Hysni Gjinovci ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ai ka rrëfyer për historinë më frymëzuese të tij, ku ishte plagosur së bashku me gruan dhe dy nipërit e tij ishin vrarë në luftë.
“Nuk e di sa e din se kur jam kthyer për herë të dytë në luftë, kam pasur me vete edhe dy nipër dhe e fejuara ime”, ka rrëfyer fillimisht Gjinovci në “Arena e Yjeve”.
“Plagosja ime ka ndodhur më 18 maj (1999), përafërsisht një muaj pa përfunduar lufta”.
“Kemi qenë në zonën e Shkozës, pjesa e Koshares, gjatë tërë ditës nuk pati luftime dhe menduar se serbët veçse u larguan...”, vazhdon rrëfimin e tij ish-futbollisti.
Në atë betejë humbën jetë dy nipërit e tij, Fitush Kukaj dhe Burim Grajqevci, ndërsa Hysni Gjinovci me gruan e tij, në atë kohë të fejuar, mbetën të plagosur.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/




































