Një person është plagosur me armë zjarri sot tek ish objekti i gjykatës në Gjakovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.


Sipas tij, i plagosur është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është identifikuar, por për momentin është në arrati.

“Është një plagosje tek ish objekti i gjykatës në Gjakovë. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është identifikuar por për momentin është në arrati”, ka thënë Graishta. /Telegrafi/