LAJMI I FUNDIT:

Grabitje e armatosur në një dyqan në Suharekë – plagoset zyrtari policor

Grabitje e armatosur në një dyqan në Suharekë – plagoset zyrtari policor

Një zyrtar policor është plagosur këtë të mërkurë, gjatë intervenimit në një rast të grabitjeje të armatosur nga katër persona, në një dyqan argjendarie në Suharekë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb”, ka thënë Gashi.


Ai tutje ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e zyrtarit policor është jashtë rrezikut për jetën.

“Zyrtari policor është duke marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi, derisa ka shtuar se  lidhur me rastin janë identifikuar katër persona të dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori