Një hajn që është munduar të plaçkit një dyqan, duket se nuk e kishte kuptuar se njëri nga klientët brenda dyqanit ishte një polic jashtë shërbimit, i cili menjëherë reagoi duke e neutralizuar hajnin.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur polici civil futet në një dyqan në Brazil, ku pas tij futet edhe hajni, transmeton Telegrafi.


2

Në videon e publikuar mund të shihet hajni me helmetë në kokë, i cili kërcënon me armë shitësin dhe klientët, duke i urdhëruar që të shtrihen për tokë.

Por në momentin që plaçkitësi ua kthen shpinën klientëve, polici pa u menduar dy herë ngritët në këmbë dhe nxjerr revolen nga brezi.

3

Pas disa sekondave, ai qëllon disa herë me revole në drejtim të plaçkitësit, të cilit ia merr armën. Por ende nuk dihet nëse plaçkitësi i armatosur është plagosur në këtë incident.

Kjo video është shpërndarë në mediat sociale, ku nuk kanë munguar fjalët miradije për policin. /Telegrafi/