Një pemishte në Virxhinia zyrtarisht fitoi titullin e Rekordeve Botërore Guinness, për pjeshkën më të rëndë duke kultivuar një frut që peshonte 825 gramë.

Pemishtja e pjeshkave Chiles në Crozet tha se mbledhësit e pjeshkave e mblodhën frutin masiv më herët në shtator dhe dyshonin se mund të thyente rekordin botëror, i cili ishte 820 gramë, transmeton Telegrafi.


"Ne nuk po përpiqeshim qëllimisht të kultivonim pjeshkën më të madhe atje, por rastësisht moti që patëm këtë vit doli i mirë, bëri që të kultivonim një pjeshkë gjigante", tha kultivuesi Henry Chiles për WVIR-TV.

Pjeshka - një varietet i njohur si PF-27A - u dorëzua në Rekordet Botërore Guinness, të cilat tani e kanë konfirmuar atë si pjeshka më e rëndë në botë.

"Tani është zyrtare: ne mbajmë rekordin për kultivimin e pjeshkës më të rëndë në botë," tha pemishtja në mediat sociale.

"Urime Henry Chiles për kultivimin e një fruti kaq masiv dhe falënderimet tona për Rekordet Botërore Guinness për verifikimin e tyre", u tha ndër tjera. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com