LAJMI I FUNDIT:

Pjesët e veshjeve pothuajse si të krijuara për pushim vjetor

Pjesët e veshjeve pothuajse si të krijuara për pushim vjetor

Tani, në sezonit e pushimeve vjetore, shumica nesh tashmë kanë zgjedhur destinacionin e këtij viti. E gjitha që na mbetet në pritjen e ëmbël të pushimit vjetor veror është të gjejmë favoritët e modës të cilat do t’i marrim me vete

Qoftë të keni zgjedhur destinimin mu pranë bregdetit apo keni vendosur që ta kaloni pushimin vjetor veror në eksplorimin e ndonjë qyteti, brendi spanjoll i modës Mango ka prezantuar mini-koleksionin e vet të fundit, i cili sjell mu çdo gjë që mund të dëshironi ta keni në valixhen tuaj, transmeton Telegrafi.


Të inspiruar me ditët e nxehta verore dhe me diell dhe me atë ndjenjën e pabrenga e cila në ne zgjon pushimi vjetor, ky brend ka prezantuar pjesë veshjeje rrobash dhe shtesash mode për kombinime relaksuese verore në të cilat do të dëshironi ta kaloni pushimin vjetor, kudo që të keni vendosur të shkoni.

Nga fustanet e lehta në të cilat fshihet ai veshje perfekte e cila rrezaton elegancë relaksi deri te të shkurtrat e traper kompleteve me epoleta të holla të cilat, të bashkuara, krijojnë dukjen e pëlqyer ditore.

Njëmbëdhjetë linja dhe modele, më luksoze e bëjnë mostrat florale të inspiruara me stilin havajian, pika në koleksion dhe gjithë koleksionit i japin shtesat e modës – çantat e thurura, dollakët dhe stolia e përshtatshme e arit.

/Telegrafi/