LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e poshtme e kësaj fotografie fsheh – dominimin e modës! Princesha e Monakos ka bërë një kombinim perfekt të një kostumi gri

Pjesa e poshtme e kësaj fotografie fsheh – dominimin e modës! Princesha e Monakos ka bërë një kombinim perfekt të një kostumi gri

Edhe në kombinime krejtësisht njëngjyrëshe dhe biznesi, mund të dukeni shumë tërheqëse, interesante dhe me imagjinatë

Bashkëshortja e Princit Albert II të Monakos, kombinon me sukses veshje të stilit të biznesit tashmë të parë dhe të provuar dhe secila prej veshjeve të saj duket më interesante dhe më e guximshme sesa kur bëhet fjalë për “kolegen” e saj Kate Middleton dhe të tjerat.


Këto ditë bashkëshorti i saj ndodhet në izolim për shkak të Covid-it, ndaj princesha e Monakos i kryen detyrat e vetme. Një prej detyrave ishte edhe pjesëmarrja në meshë, ku stili i Charlenes ishte shumë elegant, transmeton Telegrafi.

Kombinimi i një fanelle dhe një xhakete sportive ka qenë një hit absolut për dy sezonet e fundit, ndërsa princesha vendosi t’i sjellë këto pjesë në të njëjtën ngjyrë. Zgjedhja e saj është një rolë e thjeshtë dhe një xhaketë me duar të gjata, të cilat nuk i ka kombinuar me pantallona, siç ndodh zakonisht.

Charlene zgjodhi një fund ngjyrë gri prej lëkure të krehur, një model shumë i lehtë dhe efektiv me prerje A, i cili bie deri në gjunjë dhe e bën veshjen e saj të duket më interesante dhe lozonjare. Kësaj ajo i shtoi çizmet gri të bëra nga i njëjti material – një model të gjatë me taka të holla.

Edhe pse është e mbuluar me gri nga koka te këmbët, Charlene ka arritur një pamje interesante që e bën atë të dallohet nga turma me një zgjedhje të mirë të prerjeve dhe nuancave. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Trupat dhe antitrupat: Çfarë është faktori Rh dhe përse është me rëndësi të përcaktohet në shtatzëni

Trupat dhe antitrupat: Çfarë është faktori Rh dhe përse është me rëndësi të përcaktohet në shtatzëni

Shtatzëna
Si të bëni efektin ombre në buzë?

Si të bëni efektin ombre në buzë?

Grim
Çfarë mund të bëj që t’i shëroj thithat e plasaritura? Mos vuani, mësoni si ta ndihmoni veten

Çfarë mund të bëj që t’i shëroj thithat e plasaritura? Mos vuani, mësoni si ta ndihmoni veten

Për nënat
‘Një fatkeqësi e modës’ – ekspertët vazhdojnë me kritikat për veshjen e Lana del Rey

‘Një fatkeqësi e modës’ – ekspertët vazhdojnë me kritikat për veshjen e Lana del Rey

Femra
Studim: Fëmija i vogël në familje lind për t’u bërë milioner

Studim: Fëmija i vogël në familje lind për t’u bërë milioner

Fëmija juaj
Kalo në kategori