Kosova e ka mbyllur me disavantazh prej tri pikësh pjesën e parë të përballjes ndaj Estonisë që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Përfaqësuesja e jonë e nisi mirë çerekun e parë të lojës, me angazhim të të gjithë lojtarëve dhe ia doli që ta mbyllte me avantazh.


Kosova8

Pas dhjetëminutëshit të parë, epërsia e skuadrës nikoqire ishte dy pikë më shumë (24:22).

kosovacereku1 dardani

Përpjekjet e vendasve vazhduan edhe në çerekun e dytë, megjithëse pati një rënie të ritmit të lojës dhe këtë gjë e shfrytëzuan mysafirët.

kosovacereku1

Estonia ia doli që të kalonte për herë të parë në epërsi, ndërkohë që basketbollistët tanë patën një ngecje në këtë periudhë.

Në këtë mënyrë, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shkoi në pushim me disavantazh prej tri pikësh (35:38).

tifozetestoni

Kosova duhet domosdo ta fitojë këtë ndeshje për të qëndruar në garën për kualifikimet në kuadër të Kampionatit Botëror, ‘Kina 2019’.

kosovafillim1

Në të kundërt, Estonisë në fazën tjetër kualifikuese do t’i bashkohet Maqedonia. /Telegrafi/

telegrafi sport app