Pixel 3a mund të jetë telefoni më i lehtë për riparim nga Google

Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e telefonit. Për shembull, përdorimi i materialeve të forta luan një rol. Poashtu edhe përdorimi i pjesëve më të fuqishme mund t'u lejojnë përdoruesve të mbajnë telefonat e tyre për disa vite dhe çështja e riparimeve - sa më i lehtë është riparimi, aq më gjatë mund ta mbani atë.Nëse një telefon është i vështirë për t'u riparuar dhe nëse pjesët janë të vështira për t'u gjetur, kjo do të thotë se në rast se telefoni është i dëmtuar, mund të jetë më e lirë për të blerë një të ri. Fatmirësisht, telefonat e fundit të lansuar nga Google, Pixel 3a dhe 3a XL mund të jenë nga telefonat e mençur më të lehtë për t'u riparuar.Kjo është në përputhje me një testim të kryer nga ekipa e iFixit, të cilët i dhanë telefonit një 6 nga 10 në drejtim të riparueshmërisë. Pajisja e mëparshme - Pixel 3, shënoi vetëm 4 nga 10 për riparueshmëri. Sipas kompanisë, ata kanë gjetur se pjesa më e madhe e komponentëve në telefon janë modularë dhe mund të zëvendësohen lehtësisht pasi të hiqet asambleja e ekranit. /Telegrafi/
















































