LAJMI I FUNDIT:

“Pistoleta celular” së shpejti në tregun amerikan – fshihet lehtë dhe mund të blihet për 500 dollarë! (Foto/Video,+18)

“Pistoleta celular” së shpejti në tregun amerikan – fshihet lehtë dhe mund të blihet për 500 dollarë! (Foto/Video,+18)

Takimi vjetor i Shoqatës Kombëtare të Pushkëve – NRA do të zhvillohet këtë javë në Dallas – SHBA.

Më shumë se 80,000 njerëz pritet të ngjiten në sallën e ekspozitës duke filluar më 4 maj, duke u bashkuar me mbi 800 ekspozues për atë që NRA thotë se do të jetë takimi më i madh vjetor në historinë 147-vjeçare të organizatës.


Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, brenda ekspozitës është qendra e produkteve, dhe këtë vit, do të shfaqet arma e quajtur “Pistoleta Celular”.

Pistoleta, e zhvilluar nga një kompani e quajtur Ideal Conceal, ka qenë në modalitetin e testimit për disa vite.

Kompania e përshkruan atë si një armë të ngjashme me një smartphone dhe mund të thuhet se është një pistoletë që mund të mos bie në sy lehtë.

Në një intervistë, CEO i Ideal Conceal, Kirk Kjellberg, tha se produkti është një pistoletë, që kur mbyllet, duket si një celular i përditshëm.

Mediat kanë raportuar se arma në fjalë pritet që së shpejti të jetë në tregun amerikan, me një çmim prej rreth 500 dollarësh.

Siç edhe mund të pritej, pas kësaj kanë ardhur reagime të shumta.

Sipas përdoruesve të rrjeteve sociale, një armë e tillë mund të kthehet si një nga të preferuarat e të rinjve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kalo në kategori