Keni probleme t'ju gjeni vend të gjitha pajisjeve që i përdor agjenti britanik 007 në një super jaht? Ndoshta për ne nuk janë ndonjë problem, por për milionerët me një fjalë është kokëdhembje.

Kompanitë që merren me ndërtimin e anijeve kanë arritur të realizojnë një kryevepër për njerëzit shumë të pasur - anijen luksoze brenda të cilës ka shumë pajisje tjera përcjellëse, transmeton Telegrafi.


1 286

Anija e "pagëzuar" Hodor është një jaht ekstravagant 66 metra, që lëviz me shpejtësi prej 22.5 nyje dhe mund të akomodojë deri në 30 persona.

2 117

Brenda kësaj anije ekzistojnë dhomat e mëdha për mysafirë, ka pistë helikopteri dhe anije tjera të vogla në rast se pushuesit duan të lundrojnë nëpër ujëra të cekëta.

3 93

E sikur kjo të mos mjaftonte, ka një garazh gjigant ku parkohen mjetet tjera transportuese si motoçikletat me katër rrota, dhe një mini-spital në rast se dikush prej pushuesve sëmuret. /Telegrafi/

4 71

6 44

7 40

8 31

9 23

10 21

11 22

12 16

13 13

14 11

15 9

16 7

17 7

18 7

20 8

19 7