LAJMI I FUNDIT:

Pistë e re e hetimeve për atentatin me snajper në Vlorë, autorët mund të kenë ngatërruar objektiv

Pistë e re e hetimeve për atentatin me snajper në Vlorë, autorët mund të kenë ngatërruar objektiv

Një pistë e re ka dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestrën, pasi objektiv mund të ketë qenë xhaxhai i tij Bernard Sinomati, i cili kishte rreth një vit që jetonte në Vlorë.

Kujtojmë se Bernard Sinomati i shpëtoi një atentati me tritol më 3 janar të vitit 2022.


I ndjeri Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë, i njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”.

Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Vlorë nga Belgjika ku qëndron prej vitesh.

Ekzekutori, besohet se përdori një armë snajper.

Forca të shumta policie në Vlorë, Sokol Sinomataj merr leje nga burgu për varrosjen e të birit të vrarë me snajper
Lexo po ashtu Forca të shumta policie në Vlorë, Sokol Sinomataj merr leje nga burgu për varrosjen e të birit të vrarë me snajper

22 vjeçari kishte dalë për të pirë cigare në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati pranë Poliklinikës kur u qëllua nga distanca vetëm një herë.

Ngjarja ndodhi në orën 22:00 të mbrëmjes së të dielës, kur qyteti bregdetar nuk kishte energji elektrike.

Në kushtet e errësirës, ekzekutori i 22 vjeçarit që dyshohet se është ndihmuar edhe nga të paktën dy persona të tjerë e kanë pasur të lehtë të largohen pa tërhequr shumë vëmendje.

Më shumë se një orë nga vrasja e Gëzim Sinomati, policia e Vlorës njoftoi se gjeti të djegur në lagjen “24 Maji” një makinë tip BMW që besohet se u përdor për krimin.

Kjo skemë është përdorur thuajse pas të gjitha ngjarjeve të rënda kriminale vitet e fundit, pasi flakët shkatërrojnë gjurmët./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori