Gerard Pique dha një intervistë për La 1 de Television Espanola, ku ka folur rreth të ardhmes së ish-bashkëlojtarit, Neymarit.

Mbrojtësi qendror i katalunasve vlerësoi ardhjen e mundshme të brazilianit në skuadrën e kampiones së Spanjës.


Braziliani ka kërkuar që ta lënë të lirë zyrtarët e PSG-së që të rikthehet në Spanjë pas dy viteve qëndrimi në kryeqytetin francez.

gettyimages 649659806

"Sigurisht që do të donim që të ishte dhe të kthehemi, por është diçka që nuk mund ta kontrollojmë. Ne e lëmë atë në duart e atyre që vendosin dhe prej andej ne do të shohë ngjarjet në ditët e ardhshme", pohoi reprezentuesi spanjoll.

"Gjithçka mund të ndodhë. Ai me siguri ka menduar gjatë këtyre ditëve të bëjë gjithçka ashtu si duhet në çdo moment", pohoi futbollisti i blaugranave.

Ndryshe, Neymar do ta mësojë të ardhmen deri më 2 Shtator, kur do të përfundojë edhe afati kalimtar i verës. /Telegrafi/

telegrafi sport app