LAJMI I FUNDIT:

Pioli takohet sot me Milanin, në listë është edhe Mourinho

Pioli takohet sot me Milanin, në listë është edhe Mourinho

Stefano Pioli pritet të takohet sot me Milanin përpara se të bëhet trajneri i tyre i ri, pavarësisht thashethemeve të reja se Jose Mourinho është po ashtu njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Marco Giampaolon.

Rossonerët kanë kthyer shikimin nga ish-trajneri i Interi, pasi këta të fundit refuzuan të përmbushin kërkesat e Luciano Spalletti për një shkëputje të kontratës që përfundon në vitin 2021.

Gazzetta dello Sport raporton se sinjalet janë pozitive në mes të klubit dhe trajnerit dhe se një takim ballë për ballë do të zhvillohet të martën.


Stefano Pioli

Sapo të përfundohet marrëveshja dhe të konfirmohet shkarkimi i Marco Giampaolo, ‘Djajtë’ mund ta emërojnë zyrtarisht 53-vjeçarin si strategun e tyre të ri.

Pioli ka shumë përvojë në Serisë A pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadra si, Chievo, Bologna, Lazio, Inter dhe Fiorentina.

Jose Mourinho

Suksesi i tij më i madh ishte me Lazion në Ligën e Kampionëve në vitin 2015 dhe u vlerësua për punën e tij për të mbajtur së bashku Fiorentinën pas vdekjes tragjike të kapitenit Davide Astori vitin e kaluar.

Raporti i La Gazzetta është verifikuar edhe nga gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio.

Mediat në Itali: Spalletti jo, por Pioli te Milani
Lexo po ashtu Mediat në Itali: Spalletti jo, por Pioli te Milani

Ndërkohë, sidoqoftë, gazeta portugeze Record pretendon se Milani zhvilloi bisedime edhe me Mourinho përpara se të sillnin Giampaolon gjatë verës.

Ai do të ishte përsëri në radarin e kuqezinjve, por paralajmërohet dëshira e tij për një “projekt fitues” dhe afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori