LAJMI I FUNDIT:

Pioli para derbit me Interin: Milani nuk ka mbaruar, por duhet ta dëshmojmë

Pioli para derbit me Interin: Milani nuk ka mbaruar, por duhet ta dëshmojmë

Stefano Pioli pret një përgjigje përfundimtare nga skuadra e tij, Milani, në ndeshjen e ardhshme të Derby della Madonnina me Interin.

Kuqezinjtë nuk e kanë nisur mirë vitin 2023 dhe kanë zbritur në vendin e pestë në tabelën e ligës, duke humbur pikë në barazimet me Romën dhe Leccen dhe duke humbur ndaj Lazios dhe Sassuolos.

Pëshpërima pakënaqësie kanë filluar të dalin nga tifozët dhe disa tashmë kanë filluar të sugjerojnë se cikli i Piolit mund të ketë marrë fund, më pak se një vit pas suksesit të tyre, ku fituan Scudetton.


Duke folur në një konferencë për shtyp, Pioli fillimisht diskutoi se çfarë ka bërë skuadra e tij e Milanit në stërvitje këtë javë.

Pioli mendon ndryshimin e taktikave për t’i dhënë fund krizës së Milanit
Lexo po ashtu Pioli mendon ndryshimin e taktikave për t’i dhënë fund krizës së Milanit

“Ne kemi përgatitur një plan loje, duke pasur parasysh ndeshjet tona të fundit dhe Superkupën. Ne u hodhëm në punë me vendosmëri dhe vëmendje të madhe”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencë.

Trajneri i kuqezinjve komentoi se si planifikon të shmangë një përsëritje të finales së Superkupës së Italisë, të cilën skuadra e tij e humbi 3-0.

“Është shumë e lehtë, në ndeshje të tilla të rëndësishme, momentet e vetme mund të vendosin ndeshjen dhe në Riad pësuam gola me tre topa të lirë. Ne e studiuam atë dhe do të duhet të bëjmë më mirë nesër”.

“Interi ka arritur më mirë, kanë bërë më mirë vitin e kaluar edhe në kupë. Në ligë ne bëmë më mirë, dhe ende kemi shansin të dëshmojmë se jemi më të mirë se ata”.

Pioli diskutoi për kritikat e ndryshme ndaj ekipit të tij.

Pioli pas humbjes ndaj Interit: Dhemb shumë, bëmë shumë gabime
Lexo po ashtu Pioli pas humbjes ndaj Interit: Dhemb shumë, bëmë shumë gabime

“Kritika nuk është e tepruar, është e gjitha e vlefshme. Vetëm njerëzit mediokër nuk pranojnë gabime të caktuara, ne mund të bëjmë shumë më mirë dhe unë mund ta ndihmoj skuadrën në një mënyrë tjetër”.

“Unë u thashë lojtarëve sot se mbetem i bindur që jam trajner i një grupi të veçantë, sepse në vështirësi lojtarët e tjerë kanë qëndrime të tjera nga ato që kemi ne këtu në Milanello. Milani im nuk ka përfunduar, por ne duhet ta vërtetojmë këtë”, përfundoi trajneri i Rossonerëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Ndërkombëtare
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori