LAJMI I FUNDIT:

PINT flasin për suksesin e “United States of Albania”: Nëse jo nga ana financiare, albumet vlejnë për artin dhe publikun tonë

PINT flasin për suksesin e “United States of Albania”: Nëse jo nga ana financiare, albumet vlejnë për artin dhe publikun tonë

Është paralajmëruar e pritur gjatë për albumin e tyre, por tashmë prej më shumë se dy muajsh fansat e labelit PINT e kanë në duart e tyre.

Bëhet fjalë për albumin “United States of Albania”, i cili u publikua në shkurt të këtij viti, duke kurorëzuar një punë shumë vjeçare që reperët Lyrical Son dhe MC Kresha bashkë me bashkëpunëtorët e tyre, kanë bërë për ta sjell në jetë këtë projekt që është gjithnjë në shërbim të fansave të tyre të besuar.

“United States of Albania” i cili që nga titulli tregon dominimin e muzikës hip-hop në trojet shqiptare, zhanër ky me të cilin shqiptarët kryesojnë në Ballkan, aktualisht renditet si ndër albumet më të shitura dhe të spikatura nga estrada për vitin 2019.


Kopertina e albumit “United States of Albania”

E për gjithë këtë sukses, Lyrical Son dhe MC Kresha kanë dhënë një intervistë ekskluzive për Telegrafin, duke treguar punën e madhe që është bërë për këtë projekt, si dhe mënyrën se si është mirëpritur nga fansat.

“Sa i përket suksesit te albumit, ma merr mendja që jemi shumë të kënaqur, bile i tejkaluar ato pritshmëritë që i kemi pas si gjithmonë. Jemi shumë falënderues së pari Zotit, dhe sidomos ndaj fansave tonë të cilët e blejnë muzikën tonë, e dëgjojnë muzikën tonë, e shkarkojnë muzikën tonë. Edhe na vlerësojnë aq mirë, sa që na inspirojnë me bo edhe albume tjera, në këtë kohë e cila është kohë e pa kohë e albumeve”, ka thënë Lyrical Son për Telegrafin.

Në anën tjetër, edhe MC Kresha shprehet i kënaqur me “United States of Albania”, duke potencuar punën e madhe që është bërë për jetësimin e tij.

“Jemi shumë të kënaqur, të lumtur me pritjen e publikut, e kemi bërë një album për qejf tanin dhe të dashamirëve të muzikës tonë”, ka thënë për Telegrafin MC Kresha.

Duke folur për ‘feedback’-un e marrë nga publiku, Lyrical Son në vazhdim potencoi se pavarësisht vështirësive, labeli PINT vazhdon të funksionojë me prurje të albumeve në treg.

“Është shumë kënaqësi e madhe kur mbas një viti e gjysmë/dy punë, një projekt që mund të them që ky është lirshëm projekt, sepse albumi është ‘projekt’, ndërsa një këngë nuk është ‘projekt’. Kur mbas një pune shumë të madhe e sheh dizajnin, e sheh CD-në që ka dal në shitje, she e sheh atë buzëqeshjen e njerëzve që e kanë dëgjuar albumin dhe u ka pëlqyer sigurisht që është një ndjenjë shumë e mirë, sepse kritika negative deri më tani realisht nuk kemi marrë, nuk mund të them që s’ka sepse nuk dua që të mos jem modest, por deri më tani nuk na kanë rënë në vesh”, ka thënë Lyrical Son.

Lyrical Son (Foto: Lyrical Son/Instagram)

Ndërkohë edhe pse pritja ishte e gjatë, MC Kresha thotë se ia ka vlejtur gjithçka.

“Me pak fjalë ia ka vlejtur pritja se arti bëhet me ndjenjë dhe jo me ‘deadline'”, pohoi MC Kresha.

Plot 23 këngë në albumin “United States of Albania”, por a kanë ndonjë të preferuar reperët, që do ta veçonin?

“Këngë të preferuar nuk mund të them se e kam ndonjërën, sepse njëjtë sikur prindërit që s’mundem t’i ndaj, sikur çikat që s’mundem mi nda, njashtu edhe këngët, pasi të gjitha i dua njësoj, sepse asnjëra s’mund të ketë më pak peshë se tjetra”, thotë Lyrical Son.

“Unë për veten time s’mund t’i dalloj, krejt janë këngë të rëndësishme dhe të mira, secila në mënyrën e vet”, tregon MC Kresha.

MC Kresha (Foto: MC Kresha/Instagram)

Një album në ditët e sotëm është investim i madh, duke marrë parasysh piratërinë dhe blerje ‘online’. A ia vlejti kjo sipas reperëve?

“Kjo puna e artistëve të sotëm që nuk bëjnë albume, por vetëm këngë solo është duke u bërë trend shumë, por te ne si PINT nuk ka vlejtur. Ne gjithmonë jemi munduar të promovojmë vlerat tona apo muzikën të cilën e bëjmë, apo talentin të cilin kemi me e shpreh përmes albumeve, sepse nuk mundet me u shpreh me një këngë solo, kjo gjithmonë sipas mendimit tonë, ne nuk themi që askush e ka keq, ne vetëm themi që ne mendojmë se e kemi më së miri. Sa i përket pyetjes se a ia vlen të investohet nga ana financiare, nuk ia vlen aspak….por nga ana artistike ia vlen shumë”, ka thënë Lyrical Son për Telegrafin.

“Është e vështirë, por ne e kemi gjetur mënyrën se si t’i mbajmë njerëzit të lumtur edhe të fitojmë sado pak që është e mundur”, thotë MC Kresha për Telegrafin.

MC Kresha dhe Lyrical Son (Foto: MC Kresha/Instagram)

A do të realizohen me klip këngët e albumit “Untied States of Albania”?

“Duke e marrë parasysh që albumi është njëfarë korikulumi, njëlloj “CV”-je e jotja për në të ardhmen, kjo do të thotë që gjithsesi do të ta pajisim albumin edhe me klipe. Do të shohim tani se cila është në rend, mirëpo ka klipe që janë në plan të dalin dhe xhirohet, mbetet të shihet gjatë këtyre ditëve”, pohoi Lyrical Son.

“Besoj se do realizojmë klipe, duke e marrë parasysh kërkesën e njerëzve për to”, ka thënë MC Kresha.

Duke qenë se albumi “United States of Albania” është i disponueshëm për të gjithë fansat në të gjitha platformat e muzikës, reperi MC Kresha e mbyll bisedën me mesazhin e qartë se si labeli PINT funksionojnë tash e sa vite, duke tentuar gjithmonë përçimin e të njëjtit mesazh.

“Duam vetëm të kënaqim veshët dhe zemrat e dëgjuesve”, tha MC Kresha. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori