LAJMI I FUNDIT:

Pilotja adoleshente zbret në Belgjikë pas një udhëtimi rekord me aeroplan nëpër botë

Pilotja adoleshente zbret në Belgjikë pas një udhëtimi rekord me aeroplan nëpër botë

Një pilote adoleshente është bërë gruaja më e re që fluturon e vetme nëpër botë, duke ndaluar në Belgjikë pas një udhëtimi epik pesë-mujor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zara Rutherford aterroi në qytetin e Kortrijk, 90 kilometra në perëndim të Brukselit, të enjten pasdite – i njëjti aeroport ku ajo nisi udhëtimin e saj gushtin e kaluar.

Në moshën 19-vjeçare, pilotja britaniko-belge është 11 vjet e 11 muaj më e re se amerikanja Shaesta Waiz, e cila ishte 30 vjeçe kur vendosi rekordin ekzistues për gruan më të re që e bëri një udhëtim rreth botës solo në vitin 2017.

“Duke u rritur, nuk pashë shumë pilote të tjera femra. Gjithmonë kam menduar se ishte me të vërtetë dekurajuese”, u tha Zara Rutherford gazetarëve pasi uli aeroplanin e saj Shark me një vend në Egelsbach, një fushë ajrore disa kilometra larg Aeroportit të Frankfurtit, më i ngarkuari në Gjermani.

“Kështu që unë shpresoj të inkurajoj më shumë vajza që të shkojnë në aviacion”.

Rruga e Rutherford-it nëpër botë e çoi atë përmes Islandës në Grenlandës dhe në lindje të Kanadasë dhe SHBA-së përmes Amerikës Qendrore në Kolumbi, pastaj përsëri në veri në Alaskë.

Ajo fluturoi mbi Rusi, Kore, Indonezi dhe Indi drejt Lindjes së Mesme përpara se të kthehej në Evropë me aeroplanin e saj Shark Aero, i cili është projektuar në Çeki dhe në Sllovaki.

Fluturakja mund të arrijë shpejtësi deri në 295 kilometra në orë.

Megjithatë, gjatë rrugës, Rutherford-it iu desh të përballej me të ftohtin e thellë mbi Rusi dhe të shmangte ngushtë hapësirën ajrore të Koresë së Veriut.

Adoleshentja ka përfunduar së fundmi studimet e shkollës së mesme për matematikë, ekonomi dhe fizikë dhe shpreson të studiojë shkenca kompjuterike ose inxhinieri kompjuterike në universitet.

“Si në aviacion ashtu edhe në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë) hendeku gjinor është i madh”, shkroi Rutherford në faqen e saj të internetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori