Pikët e gjyqtarëve në fitoren e Usyk dhe katër brezat që i fitoi në duel me Joshuan

Oleksandr Usyk është kampioni i ri i peshave të rënda në boks, duke e mposhtur Anthony Joshuan pas 12 raundesh.
Vendimi për fitoren e boksieri ukrainas pas 12 raundeve ka ardhur me vendim unanim të gjyqtarëve.
117-112, 116-112, 115-113 ishin rezultatet e dhëna nga treshja e jurisë, që të tre në favor të Usyk.
https://twitter.com/MatchroomBoxing/status/1441886757964812293
Usyk pati mundësi të mirë ta rrëzonte Joshuan në fundin e meçit, por nuk ia arriti edhe pse gjë e tillë nuk luajti rol asgjë në fund.
Ukrainasi sipas ekspertëve ka fituar në shumicën e raundeve.
Usyk tani është kampioni i katër brezave: WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO në peshat e rënda. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































