Sa më pak e më rrallë, aq më mirë: uji mineral i gazuar, pijet me kafeinë, pijet energjike, e madje edhe uji i aromatizuar, janë të mbushur me kalori të zbrazëta dhe janë armiq të linjës së trupit.
Më shumë se 30 kalori në ditë i konsumojmë me pije lë ndryshme, e derisa disa si çaji dhe kafeja mund të kenë efekte pozitive në shëndet, të tjerat janë të mbushura me përbërës të dëmshëm, aditivë dhe mjete për konservim, të cilat e dëmtojnë organizmin dhe shtojnë peshën, tërheqin vërejtjen ekspertët e dietave.
Një prej tyre është lëngu i popullarizuar i pemëve, i cili më së shpeshti përmban më shumë sheqer dhe aroma artificiale, sesa lëngu nga pemët e vërteta, ndërsa një gotë me lëng të tillë shpesh përmban më shumë kalori, sesa një porcion me ëmbëlsirë.
Pijet me kafeinë
Mund të përmbajnë edhe deri në 800 kalori dhe 170 gr sheqer mund të përmbajnë pijet me kafeinë, ndërsa janë të mbushura me kafeinë, e cila në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme siç është aritmia e zemrës.Uji mineral i gazuar
Edhe pse i shëndetshëm në sasi mesatare, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të shkaktojë dëmtim të veshkave për shkak të përqindjes së lartë të natriumit.
Uji me aromë
Edhe pse pohojnë që përmban vitamina dhe minerale dhe se nuk përmban sheqer të shtuar, uji me aromë artificiale përmban sasi të mëdha të ëmbëltuesve artificialë, të cilët e hapin oreksin dhe nxisin ndjenjën e urisë.
Pijet energjike
Përveç që përmbajnë doza të mëdha të sheqerit dhe kafeinës, është dëshmuar që konsumimi i shpeshtë i pijeve energjike e rrit edhe rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut.
Pijet e rënda alkoolike
Për dallim nga vera dhe birra, pijet e rënda alkoolike përmbajnë edhe trefish më shumë sheqer, për shkak të të cilit edhe rritet rreziku nga mbipesha dhe sëmundjet e zemrës.
Pijet sportive
Lëngjet e ndryshme të pasuruara me shtim të mineraleve dhe elektroliteve, janë të mira pas ushtrimeve fizike, në të cilat janë humbur shumë lëngje, por përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit dhe mjete për konservim dhe nuk rekomandohet që të konsumohen për çdo ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës