Aktorja dhe skenaristja britanike Phoebe Waller-Bridge, e njohur për suksesin e serialit “Fleabag” dhe kontributin në filmin e James Bond “No Time To Die”, është parë në veri të Londrës me një dosje me shënime në dorë, duke nxitur hamendje se mund të jetë duke punuar mbi një krijim të ri.

Fituesja e disa çmimeve Emmy ka një marrëveshje pesëvjeçare prej 100 milionë dollarësh (afërsisht në 91 milionë euro) me Amazon, por deri më tani nuk ka sjellë një projekt të madh origjinal për platformën.


Një nga idetë më të bujshme, seriali “Tomb Raider”, duket se ka ngecur, ndërsa xhirimet e planifikuara për fillim të vitit 2025 nuk janë konfirmuar, shkruan DailyMail.

101071417 0 image a 34 1754767800139

Përveç disa roleve në filma si “Indiana Jones and the Dial of Destiny” dhe “IF”, Waller-Bridge ka qenë e përfshirë edhe në projekte të tjera, por asnjë prej tyre nuk ka përsëritur suksesin e “Fleabag”.

Aktualisht, ajo është në një lidhje me dramaturgun dhe regjisorin Martin McDonagh dhe pritet të shfaqet në filmin “A Big Bold Beautiful Journey” krah Margot Robbie dhe Colin Farrell. /Telegrafi/

101071419 14986113 image a 35 1754767831217

101071701 14986113 image m 56 1754768627759