Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë njoftuar se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Pezullimi i projektit të restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, vjen pas reagimeve të faktorit ndërkombëtar, në këtë rast ambasdorit gjerman në Kosovë dhe së fundmi edhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, të cilët e figurën e Xhafer Devës e lidhin me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në njoftim thuhet se “Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Bashkimin Evropian kanë dëgjuar nga afër shqetësimet pas njoftimit për restaurimin e një vendi të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë të lidhur me pronarin e mëparshëm Xhafer Deva, e kaluara e të cilit si bashkëpunëtor i nazistëve është komentuar shumë gjatë ditëve të fundit”.
“UNDP dhe Bashkimi Evropian shprehin keqardhje për çdo ofendim të paqëllimshëm të shkaktuar me rastin e njoftimit për fillimin e punimeve duke lënë jashtë sfondin historik të Xhafer Devës. UNDP dhe Bashkimi Evropian dënon fuqishëm antisemitizmin, ksenofobinë si dhe manifestimet e shumta të tij, duke përfshirë rritjen e intolerancës dhe urrejtjen ndaj pakicave etnike dhe komuniteteve të cenueshme”, thuhet në njoftim, shkruan Telegrafi.
“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të pambrojturit, të promovojmë të drejtat themelore të njeriut dhe të mbështesim lirinë, dinjitetin dhe të luftojmë dezinformimin”.
Më tej thuhet se “UNDP së bashku me BE-në, kanë pezulluar punën në këtë lokacion. Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe do ta rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë mundësinë për të përdorur polemikën aktuale si një mundësi për të adresuar hapur të kaluarën përmes diskutimeve dhe konsultimeve të hapura me të gjitha komunitetet përkatëse”.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ditë më parë ka njoftuar se do të nisë restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, por për këtë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka thënë se është kundër restaurimit të këtij objekti.
Restaurimi është planifikuar në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitës për dialogun ndër-komunitar dhe kohezionin social”, i cili bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumenti për Stabilitet dhe Paqe i BE-së dhe, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse projekti ishte paraparë të zbatohet nga UNDP.
Rohde në një postim në Twitter kishte shkruar se është i shqetësuar për planet në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, që siç thotë ishte një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i divizionit famëkeq SS Skënderbeg.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke reaguar ndaj ambasadorit gjerman ka thënë se restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik apo rehabilitim figurash.
Edhe nënkryetari i Lidhjes së Historianëve në Mitrovicë, Enis Kelmendi ka thënë për Telegrafin se janë kundër që të ndërpriten punimet për restaurimin e kësaj shtëpie.
Ai u shpreh se kjo shtëpi posedon vlera arkitektonike dhe artistike.
“Ne si historian nuk jemi të pajtimit që me u ndërpre restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, pasi që kjo shtëpi posedon vlera arkitektonike dhe artistike, dhe ne nuk jemi duke dashtë me ba shtëpi muze, por jemi duke dashtë me ruajt trashëgimin në stilin e veçantë që e ka perëndimor dhe vlerat e sajë arkitektonike dhe artistike”, u shpreh Kelmendi.
Historiani më tej tregoi se dëshira e tyre është që në katin poshtë të kësaj shtëpie të shndërrohet në galeri.
Shtëpia Xhafer Devës thuhet se është ndërtuar në vitin 1930 nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.
Sipas MKRS-së, objekti ka stil modern perëndimor-evropian dhe është i pari i këtij lloji në Mitrovicë. Karakterizohet me dekorime të shumta që, sipas MKRS-së, janë tipike për stilin e tij.
Shtëpia është në listën e përkohshme të monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Kosovë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi