Ministrja e Mbrojtjes në RMV, Sllavjanka Petrovska sot ka folur për gjendjen aktuale të sigurisë, mbështetjen për Ukrainën, por edhe për situatën politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, 2024.
E pyetur nëse ka ndonjë aktivitet të mëtejshëm që do të nënkuptonte vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, ajo tha se “Republika e Maqedonisë së Veriut është e palëkundur në aspektin e mbështetjes dhe ndihmës që i ofrojmë Ukrainës. Stërvitja ka përfunduar së fundi dhe për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus, ne patëm mundësinë që të zhvillojmë një trajnim të tillë për pjesëtarët e ushtrisë ukrainase këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai u përfundua me sukses dhe u dimensionua sipas kërkesave të paraqitura nga pala ukrainase.
Natyrisht, në periudhën e ardhshme, Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbetet e hapur për të mbështetur Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, pavarësisht nëse do të jetë në ritrajnim dhe trajnim të forcave ukrainase apo me mbështetje dhe ndihmë shtesë ushtarake ne kemi”, tha Petrovska .
Lidhur me procesin e sjelljes së ndryshimeve kushtetuese dhe mundësia që ato të miratohen deri në fund të vitit, Petrovska për “24info” tha se ndryshimet kushtetuese janë e vetmja rrugë për të vazhduar rrugën drejt integrimit europian të vendit tonë.
“Ndryshimet kushtetuese janë e vetmja rrugë për të vazhduar rrugën drejt integrimit europian të vendit tonë. Dhe siç kanë thënë shumë përfaqësues të BE-së dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, nuk ka rrugë tjetër. Mendoj se vendimin përfundimtar i takon aktorëve vendas të skenës politike në vendin tonë. Nëse OBRM-PDUKM ka frikë nga ndryshimet kushtetuese, këtë duhet ta thotë publikisht. Unë nuk kam frikë, sepse me miratimin e ndryshimeve kushtetuese apo me këtë ndryshimet kushtetuese të propozuar, identiteti maqedonas garantohet dhe forcohet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët “joekzistentë” të QKUK-së
MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'