LAJMI I FUNDIT:

Petrol Company dhuron pako ushqimore për shumë familje

Petrol Company dhuron pako ushqimore për shumë familje

Sot, Petrol Company ka realizuar një iniciativë të veçantë duke vizituar shumë shtëpi në kryeqytet dhe duke dhuruar pako ushqimore për shumë familje.

Kjo nismë ka për qëllim të mbështesë familje duke u ofruar atyre mundësinë të përgatiten për festën e Bajramit me elementet bazike që u nevojiten për ta bërë këtë ditë më festive.

Në një kohë kur shumë familje janë përballur me vështirësi ekonomike, veprime të tilla janë një kujtesë e rëndësishme se dashuria dhe mbështetja reciproke janë ato që na bëjnë më të fortë si shoqëri.

Petrol Company ka shprehur dëshirën e saj për t’u ardhur në ndihmë komunitetit, duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe më të kujdesshme ndaj nevojave të individëve.

“Është një kënaqësi e madhe të mund të ndihmojmë këto familje, veçanërisht gjatë periudhës së Ramazanit. Ne besojmë se një akt i vogël dashurie dhe mbështetjeje mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e dikujt”, u shpreh një përfaqësues i Petrol Company. “Kjo është vetëm një pjesë e angazhimit tonë ndaj komunitetit dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ku është e nevojshme!”.

Kjo nuk është iniciativa e vetme nga Petrol Company, pasi që të ngjajshme ka bërë edhe ndër vite.

Muaji i Ramazanit është një festë ku shpirti i bamirësisë nga çdokush është më i fortë.

Këto iniciativa kanë ndihmuar që shumë familje të kenë mundësinë të festojnë duke ndjerë përkrahjen e komunitetit dhe të atyre që janë pranë tyre.