LAJMI I FUNDIT:

Petrit Saraçini: Do ti radikalizojmë protestat

Petrit Saraçini: Do ti radikalizojmë protestat

Petrit Saraçini nga Lëvizja qytetare “Protestoj” gjatë emisionit Intervista në TV Shenja ka thënë se kjo lëvizje do ti radikalizojë protestat, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka thënë se vazhdimi i protestave me radikalizim nuk nënkupton përdorimin e dhunës. Sipas tij, ekzistojnë shumë mënyra se si protestat të bëhen më radikale dhe qytetarët të kthejnë sovranitetin në duart e tyre.

“Duke nisur prej mos durimit qytetar, pastaj bllokimeve masive, bllokimeve të institucioneve, formave më radikale të konfrontimit me pushtetin të cilat mund të sjellin deri te një presion pak më i madh nga ai që e kishim deri më tani. Edhe protestat masive, mos të harrojmë, se janë vet për vete një radikalizim”, ka thënë Petrit Saraçini nga Lëvizja “Protestoj”.


Ndërkohë, sa i përket bisedimeve mes partive politike, Saraçini ka thënë se ky proces politik po zhvillohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve dhe se qytetarët e Maqedonisë nuk janë në rrjedhë me atë që po ndodh brenda në negociata.

Ne kërkojmë qytetarët të jenë të përfaqësuar në negociata, jo për të marrë vendime për shkak se ua kanë dhënë votën partive politike që ato të marrin vendime, mirëpo të sigurojnë transparencën e procesit dhe të sigurojnë se në tavolinë do të jenë të ofruara zgjedhje të cilat do të jenë konstruktive”, ka thënë ai.

Ai në fund ka porositur se për të bërë një ndryshim më thelbësor duhet një kohezion, një shtrirje më e gjerë shoqërore dhe një bashkim i të gjitha forcave opozitare në vend, duke përfshirë edhe bashkimin e segmenteve relevante të shqiptarëve. Siç thekson ai, përballë kemi një koalicion shumetnik të krimit siç e quan ai dhe atë koalicion mund ta fitojë vetëm një koalicion shumetnik i të mirës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori