LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° partlycloudy_day

Petrit Kryeziu caktohet u.d. kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit

Petrit Kryeziu caktohet u.d. kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit

Prokurori Petrit Kryeziu është caktuar ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren. Vendimi është marrë në takimin e 252-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, pasi paraprakisht është miratuar dorëheqja e Admir Shalës, kryeprokurorit të deritanishëm të kësaj prokurorie.

Propozimi është paraqitur nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, bazuar në performancën e deritanishme të Kryeziut, raporton Telegrafi.

“Unë kam marrë një listë të prokurorëve sa i përket vlerësimit të performancës dhe aty kam parë se nga të gjithë prokurorët që janë në Prokurorinë Themelore në Prizren, prokurori Petrit Kryeziu është më i vlerësuari”, ka thënë Kelmendi.


Sipas tij ndaj Kryeziut nuk ka asnjë masë disiplinore të shqiptuar. Për këtë arsye ka sugjeruar që ai të caktohet u.d. i kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore të Prizrenit nga data 27 gusht 2024 deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Propozimi i Kelmendit është miratuar njëzëri nga anëtarët e KPK-së, raporton Telegrafi.

Para miratimit të këtij vendimi, anëtarët e KPK-së njëzëri kanë aprovuar edhe dorëheqjen e kryeprokurorit të deritanishëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shalës, bashkë me kërkesën e tij për tu kthyer si prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës, teksa është shprehur edhe mirënjohja ndaj tij për menaxhimin e suksesshëm të Prokurorisë Themelore të Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori