LAJMI I FUNDIT:

Petkovski: Xhaferi bëri gabim që gjatë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk e mblodhi Kuvendin

Petkovski: Xhaferi bëri gabim që gjatë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk e mblodhi Kuvendin

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka një detyrim kushtetues për të thirrur Kuvendin, tha kryetari i PSD-së Tito Petkovski.

Në një intervistë për “Slloboden Peçat”, Petkovski tha se nuk ishte rastësi që Kushtetuta parashikonte vetëm dy situata për të rithirrur Kuvendin, në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendjes së luftës.


“Unë mendoj se kryetari Xhaferi, për herë të parë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, bëri një gabim që nuk e mblodhi Kuvendin, megjithëse sipas Kushtetutës dhe kreut të shtetit ai e ka atë të drejtë.

Teza e kryetarit të Kuvendit që nëse njëherë shpërndahet Kuvendi nuk mund të rikthehet është e gabuar për dy arsye kryesore. E para është se ekziston një normë në Kushtetutë që përcakton që Kuvendi është në seancë të përhershme, dhe e dyta është se mandati i deputetëve përfundon me zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit. Kushtetuta është vendimtare – mandati i deputetëve skadon deri në zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit dhe kjo është arsyeja pse ai është ende kryetar i Kuvendit, ndërsa deputetët janë akoma deputetë me mandat në Kuvend. Kjo do të thotë që kjo përbërje parlamentare ka ende sovranitetin e qytetarëve”, tha Petkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori