Peterle: Nuk mund të thuhet se Maqedonia ka dalur tërësisht nga kriza
Eurodeputeti slloven dhe kryetar i delegacionit të PE-së për Maqedoni, Alojz Peterle, në bisedë për RTVM foli për gjendjen aktuale në Maqedoni, me porosi drejtuar liderëve politik të Maqedonisë të ndajnë ambicie të njëjtë evropiane dhe se dëshiron që politika e Maqedonisë të demonstrojë unitet për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.
Eurodeputeti slloven dhe bashkëkryesues i Komitetit të përzier parlamentar Maqedoni-BE, që duhet së shpejti të mbajë takim, thotë se shpreson se do të përmbushen të gjitha kushtet për mbajtjen e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhur me gjendjen politike në vend, Peterle thotë se ka stabilizim të dukshëm të të njëjtës, por vështirë është të thuhet nëse Maqedonia ka dalë tërësisht nga kriza.
“Shumë gjëra u ndryshuan, shpresa është se Maqedonia do të nisë përpara dhe se problemet e hapura do të fillojnë të zgjidhen”, thotë Peterle.
Në pyetjen nëse e tërë kjo do të kontribuojë që Maqedonia të nisë më shpejt në proceset e eurointegrimeve, Peterle vlerëson se kjo varet nga vetë shteti, me çfarë dinamike do të përparojë.
“Maqedonia para dhjetë viteve ishte vendi-kandidat i përgatitur më së miri. Nuk dua të flas shumë për data, madje edhe kur flitej për Slloveninë, unë çdoherë thoja – kur do të jetë e gatshme Sllovenia, duhet të jetë e gatshme edhe BE-ja. Ia dëshiroj këtë edhe Maqedonisë. Në atë kuptim Maqedonia garon me veten e saj, ndërkaq sa i përket çështjes së emrit nga disa politikanë dhe profesionistë të ndryshëm, dëgjova sinjale të cilat e përforcojnë optimizmin se atmosfera do të përmirësohet dhe se gjërat do të marrin kahje tjetër. Do të thotë nuk jam i vetmi që shpreson se pas hapave të parë megjithatë do të vihet deri te zgjidhja që do ta ndihmojë Maqedoninë”, tha ai.
Për idenë për takim të partive politike të Maqedonisë me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe BE-së në afërsi të Parisit, në shtëpinë e Zhan Monesë, eurodeputeti slloven theksoi se kjo është mundësi që politikanët të afrohen dhe të takohen me praktikën dhe me idetë nga vetë fillimi i Unionit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova