Disa burime brenda politikës amerikane sugjerojnë se Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, mund të përfundojë si figura e parë që paguan pasojat politike për menaxhimin e konfliktit me Iranin nën administratën e presidentit Donald Trump.

Analistët e përshkruajnë qëndrimin e Hegseth si “të rrezikshëm”, duke përdorur metaforën “po fluturon shumë afër diellit”, për shkak të retorikës së tij agresive dhe deklaratave të guximshme në publik, shkruan gazeta britanike The Telegraph.


Ai ka dalë shpesh në intervista, ka lavdëruar goditjet ndaj armikut dhe ka paralajmëruar se lufta është vetëm në fillim.

Ndërkohë, Trump ka marrë herë-herë një ton më të moderuar ose kontradiktor, duke lënë të kuptohet se konflikti mund të përfundojë shpejt.

Sipas ish-zyrtarëve, ky kontrast mund të jetë i qëllimshëm: nëse lufta bëhet e papopulluar ose situata përkeqësohet, Hegseth do të jetë ai që do të marrë kritikat, duke mbrojtur politikisht presidentin.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo strategji e mundshme mund ta bëjë Hegseth një “mburojë njerëzore” politike, duke e vendosur atë në vijën e parë të polemikave publike dhe kritikave. /Telegrafi/