Katedralja e Notre Dame në Paris ka përjetuar një zjarr shkatërrues i cili ka shkatërruar çatinë e saj dhe ka shkaktuar rrëzimin e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit punuan gjatë natës dhe ishin në gjendje të shpëtonin strukturën kryesore të ndërtesës 850 vjeçare dhe dy kulla kryesore të saj.
Shkaku i zjarrit është i paqartë, por zyra e prokurorëve të Parisit ka thënë se po hetohet si një aksident me veprat e rinovimit që tashmë janë cituar si një mundësi.
Ndërkohë, president francez emocionalisht i prekur, Emmanuel Macron u zotua për rindërtimin e katedrales ikonë.
Ai tha: “Ne do ta rindërtojmë këtë katedrale të gjithë së bashku dhe pa dyshim është pjesë e fatit francez dhe projektit që do të kemi për vitet e ardhshme” para se të shtojë se “kjo është ajo që pritet nga francezët dhe sepse është ajo që meriton historia jonë”.
Në këtë drejtim, qindra miliona janë premtuar tashmë për të rindërtuar Notre Dame.
Familja franceze e miliarderit Bernard Arnault dhe grupi i tij i mallrave luksoze LVMH do të dhurojnë 200 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre-Dame të Parisit.
Gjithashtu, mediat kanë raportuar se një nga familjet më të pasura të Francës iu është përgjigjur menjëherë thirrjeve të presidentit të vendit për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales dhe ka premtuar 100 milionë euro për të rindërtuar ikonën e Parisit.
Dhe kur zjarret janë shuar dhe kanë filluar hetimet, është publikuar një infografikë që tregon disa nga numrat kryesorë të katedrales së famshme, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur në grafikon, puna filloi në ndërtesë në vitin 1163 dhe tërhoqi 13 milionë vizitorë çdo vit. Madje, mesatarisht, secili vizitor duhet të priste 120 minuta para se të futej në Notre Dame.
Veç këtyre, ajo ishte e lartë 128 metra, e gjerë 48 metra, kurse kambanat peshojnë 35,915 kilogramë.
Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?